Flash News

KRYESORE

Arrestohen katër persona për armë gjahu dhe lëndë narkotike, mes tyre një punonjës policie nga Tirana

Arrestohen katër persona për armë gjahu dhe lëndë

Janë vënë në pranga katër persona në Lushnje, pasi u kapën me lëndë narkotike dhe 3 armë gjahu.

Mes të arrestuarve në falgrancë, është edhe një punonjës policie nga Tirana.

“Me finalizimin e operacionit policor “Divjaka”, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A Sh., 43 vjeç, banues në Divjakë;

L. B., 53 vjeç, banues në Divjakë;

H. M., 46 vjeç, banues në Tiranë;

I. V., 38 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë punonjës policie).

Veprimet proceduriale për arrestimin e punonjësit të policisë u kryen nga specialistët e SHÇBA-së Fier.

Gjatë operacionit, në hyrje të qytetit të Divjakës, në lokalin e shtetasit L. B, u kapën në kushtet e flagrancës, me një sasi prej 34 gr. lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, nga kontrollet e banesave të tyre dhe më konkretisht në banesën e shtetasit A. Sh, në Divjakë, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 armë gjahu pa leje, 2 pajisje për prodhimin e fishekëve, si dhe një sasi baruti për prodhimin e fishekëve të gjuetisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, në ngarkim të shtetasit A. Sh., për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive”, në ngarkim të shtetasit L. B., për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe në ngarkim të shtetasve H. M. dhe I. V., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve””, sqaron policia.

Të fundit