Flash News

KRYESORE

Arrestohen mjeku dhe shoferi i ambulancës, tregtonin mallra kontrabandë

Arrestohen mjeku dhe shoferi i ambulancës, tregtonin mallra

Policia e Durrësit bën me dije se është finalizuar me  sukses operacioni i koduar "Cigarettes ". Gjatë këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë dy shtetas, punonjës në Autoritetin Portual Durrës, përkatësisht doktori dhe shoferi i ambulancës. Ata akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën, pasi tregtonin dhe transportonin me ambulancë mallra kontrabandë.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit A.Dh, 49 vjeç, banues në Durrës, doktor në Autoritetin Portual Durrës dhe Z.Ç., 41 vjeç, shoferi i ambulancës në Autoritetin Portual Durrës.

U sekuestruan në cilësinë e provave materiale 300 paketa të markave të ndryshme, 1 mjet i llojit ambulancë, tip Volsvagen, i cili shërbente për futjen e cigareve kontrabandë në Portin e Durrësit, 1 automjet tip Ford që shërbente për transportin e cigareve nga Porti i Durrësit në shpërndarjen e tyre pranë personave të ndryshëm dhe 2 aparate celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Të fundit