Flash News

KRYESORE

Arrestohen në Kostur dy shqiptarë, 3 të tjerë në kërkim, transportonin 78 kg kanabis drejt Greqisë

Arrestohen në Kostur dy shqiptarë, 3 të tjerë në

Vetem sot janë kapur nga policia sasira të mëdha droge. Sa nga deti e sa nga mali, shqiptarët po nxitojnë të shesin sasinë e shumtë të drogës së prodhuar vitin e kaluar. Njoftohet se janë sekuestruar edhe mbi 78 kg marijuanë ne kufirin greko-shqiptar, ndërsa janë shpallur në kërkim 5 shqiptarë. Policia greke ka pikasur me kamera termike 5 persona që po transportonin disa çanta në zonën pyjore Kotilo në Kostur.  Fill pasi kësaj, polici ka nisur ndjekjen dhe është arritur të kapen vetëm dy nga transportuesit shqiptare, 22 dhe 31 vjeç.

Trafikantët kishin braktisur 5 çanta me 66 pako me 78 kg 460 gram marijuanë. Sakaq, 3 trafikantët e tjerë dyshohet të jenë futur në tokë shqiptare.

Më herët në det u kapën 600 kg kanabis në Vlorë, ndërsa në Piqeras mbi 420 kg të tjera u sekuestruan në një hotel.

Të fundit