Flash News

KRYESORE

Arrestohen përsëri Albin Kurti dhe Donika Bujupi, shkelën arrestin shtëpiak për fitoren e Shpend Ahmetit

Arrestohen përsëri Albin Kurti dhe Donika Bujupi, shkelën

Pas lirimit nga burgu të dy deputetëve të Kosovës, Albin Kurti dhe Donika Bujupi, policia e Kosovës i ka arrestuar përsëri mbrëmjen e së hënës.

Për deputetët e Vetëvendosjes ishte masa “arrest shtëpie” por deputetët kanë dalë ditën e djeshme në qendër të Prishtinës për të festuar fitoren e Shpend Ahmetit. Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit realizon detyrat dhe autorizimet e saj ligjore duke u bazuar edhe në vendimet apo urdhëresat e organeve kompetente të drejtësisë. Për këtë rast bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë për ndalim, arrestim dhe dërgim në qendrën e paraburgimit janë ndërmarrë veprimet ligjore”, tha Ahmeti.

Të fundit