Flash News

KRYESORE

Arrestohen tre shqiptarë në Itali, kthyen banesën në “fabrikë” droge

Arrestohen tre shqiptarë në Itali, kthyen banesën në

Policia e Italisë ka bastisur ditën e sotme një banesë në Foggia të Italisë ka bërë të mundur arrestimin e tre shqiptarëve, dy burra dhe një grua.

Mësohet se Policia italiane e ka kontrolluar shtëpinë pasi ka dyshuar se shqiptarët posedonin lëndë narkotike në shtëpi.

Pas kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme kanabis sativa dhe janë arrestuar në flagrancë tre shtetasit shqiptarë. Paola Muhametaj e ditëlindjes 1997, Jurgen Bubeqi i ditëlindjes 1982 si dhe Xhulio Mance i ditëlindjes 1991.

 Policia ka bërë të mundur edhe gjetjen e parave të përfituara nga aktiviteti i drogës. Për tre shtetasit Shqiptar të arrestuar pritet të merret vendimi nga gjykata.

Të fundit