Flash News

KRYESORE

Arrestohen vëllezërit korçarë, akuzohen pë vjedhje me dhunë

Arrestohen vëllezërit korçarë, akuzohen pë vjedhje me

Dy vëllezër nga Korça janë ndaluar nga policia pasi akuzohen për “Vjedhja me dhunë” dhe “Plagosja e lehtë me dashje” të kryera në bashkëpunim.

Policia thotë se në pranga u vunë shtetasit Marius dhe Kristi Rapo, 21 dhe 19 vjeç, (vëllezër) të dy banues në Korçë.

“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka caktuar për këta shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Plagosja e lehtë me dashje” të kryera në bashkëpunim parashikuar nga nenet 139, 89 e 25 të Kodit Penal.

Ndalimi i tyre lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 27.08.2017, në një lokal në lagjen nr 10 në Korçë, ku shtetasit e mësipërm janë konfliktuar  për motive të dobëta me shtetasit G.K, 37 vjeç dhe K.K, 21 vjeç, të dy banues në fshatin Zvezdë,  të cilëve për pasojë iu kanë shkaktuar plagë të lehta në trup. Gjatë konfrontimit fizik të tyre, dy vëllezërit dyshohet se i kanë vjedhur dy varëse floriri dhe një orë dore, shtetasve G.K dhe K.K”, informon policia.

Të fundit