Flash News

KRYESORE

Arrestohet 23-vjeçari në Durrës, iu gjetën 9 doza heroine, shpallet në kërkim shoku i tij

Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohhen për prodhim të drogërave të forta. Në pranga u vu  Françesko Selishta 23 vjeç, banues në Durrës, I dënuar më parë për vjedhje. Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit  A.Z. 28 vjeç, banues në Durrës.

“Më datë 06.10.2017, në bazë të informacioneve të disponuara nga Strukturat Policore  gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit Françesko Selishta I janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 9 doza lënde narkotike e  dyshuar e llojit heroinë”, sqaron policia. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.

 

Të fundit