Flash News

KRYESORE

Arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, kërcënoi me armë nënën dhe vëllain

Arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, kërcënoi me

Policia e Tiranës ka arrestuar një 25-vjeçar pasi kërcënoi me armë nënën dhe vëllain e më pas qëlloi me armë në ajër. Policia njofton se shtetasi Dritan Billa 25 vjeç nga fshatin Zalt i Kasharit, pas një konflikti për motive të dobëta ka kanosur  nënën D.B. 61 vjeç dhe vëllain F.B. 33 vjeç, si dhe ka qëlluar në ajër me pistoletë. Më pas u largua nga banesa.

Sapo u njoftuan për këtë rast, policia lokalizoi të riun në lagjen “Shkozë” të Tiranës rreth orës 22:45. Pas kontrollit të ushtruar në mjet iu gjet dhe u sekuestrua pistoleta model 54 me dy fishekë.

Ndaj tij u ngrit akuza edhe e armëmbajtjes pa leje dhe drejtim të automjetit në gjendje të parregullt

 

Të fundit