Flash News

KRYESORE

Arrestohet 30-vjeçarja që mashtronte me punësimet, dy vjet më parë u ndalua me burrin për të njëjtën akuzë  

Arrestohet 30-vjeçarja që mashtronte me punësimet, dy vjet

Një 30- vjeçare u ndalua nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.

Ndalimi i Migena Kajollit, banuese në Fier u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin e datës 22.11.2019 e ka dënuar me 8 vite burgim, për veprat penale, “Mashtrimi” dhe “Mashtrimi në bashkëpunim me pasoja të rënda”.

Ajo akuzohet se mashtronte qytetarët duke u premtuar punësime në këmbim të parave. Ndërkohë, dy vjet më parë ajo u ndalua bashkë me të shoqin Fisnik Kajolli, për të njëjtat akuza.

Në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë mashtruar persona të ndryshëm në qytetin e Fierit duke u premtuar se do i punësonin në kompani të ndryshme private dhe u kanë marrë shuma të konsiderueshme parash prej rreth 200 mijë euro.

Të fundit