Flash News

KRYESORE

Arrestohet 40-vjeçari në Përrenjas, rrahu gruan për vdekje nga xhelozia

Arrestohet 40-vjeçari në Përrenjas, rrahu gruan për vdekje

Dhuna ndaj grave nuk ka të sosur. Edhe pse policia dhe shteti po intensifikon ligjet dhe politkën kundër këtij fenomeni, përsëri raste sporadike ka në të gjithë vendin. Rasti më i freskët vjen nga Përrenjasi, kur 40-vjeçari ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe u arrestua në flagrancë nga policia. Specialistët për Krimet, në Stacionin e Policisë Prrenjas, bënë arrestimin në flagrancë të  shtetasit Ryzhdi  Veizi, 40 vjeç banues në Prrenjas. Arrestimi i tij, u bë pasi në banesë, gjatë një konflikti për motive xhelozie,  dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases E.V., 34 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Dhuna në familje" parashikuar nga neni 130/a/3  i Kodit Penal.

Të fundit