Flash News

KRYESORE

Arrestohet 44 vjeçari, importonte mallra nga Kina dhe i shiste kontrabandë në Shqipëri

Arrestohet 44 vjeçari, importonte mallra nga Kina dhe i shiste

 

Është finalizuar operacioni “Shëtitësi”  dhe është venë në pranga një shtetas i cili tregtonte mallra kontrabandë. Specialistët e Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Hetimin Tatimor, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin: – Erand Shala, 44 vjeç, banues në Tiranë Ky shtetas dyshohej se tregtonte mallra kontrabandë, të cilat i mbante në një pjesë të përshtatur si magazinë në banesën e tij. Pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij janë gjetur edhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

3 vula të dyshuara të falcifikuara me specifikimet “rubineteria das”, “sanitari Tirana” dhe “Trans – Speed SHPK International Transport”.

692 kg letra të lagura me logo të ndyshme 23 600 prerëse për thonjtë

21 400 termometra trupi 4 320 termometra ambienti

1 200 matësa tensioni 9 000 erashka plastike dhe druri

30 000 karfica 36 000 shishe me biberon për fëmijë

7 000 kuti me domino

1 235 shishe 180 ml me ilaç për mushkonja

Shtetasi i lartpërmendur, kishte marë një NIPT si shëtitës, me qëllim shmangien e tatimit mbi vlerën e shtuar, për produktet të cilat i importonte nga Kina. Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Tregëtimi dhe trasportimi i mallrave që janë kontrabandë, falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve, fshehje të ardhurave, krijim të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, parashikuar nga Nenet 178, 186, 144/a dhe 180, të Kodit Penal.

 

Të fundit