Flash News

KRYESORE

Arrestohet autori i plagosjes së katër personave në Elbasan

Arrestohet autori i plagosjes së katër personave në Elbasan

Policia ka njoftuar se ka arrestuar autorin e plagosjes së katër personave mbrëmjen e sotme në Elbasan.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas një pune të mirëorganizuar bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: Gëzim Shabani, 39 vjeç banues në Elbasan. Shtetasi i lartpërmendur, më  datë 06.04.2018 në  Lagjen “Sul Paprri” pasi ka dalë nga një local, në rrugë  është  konfliktuar dhe dyshohet të  ketë goditur me mjet të mprehtë shtetasit: E.Ç., 44 vjeç, Z.Ç., 19 vjeç, A.S., 42 vjeç dhe U.S., 18  vjeç banues në Elbasan”, njofton policia.

Të plagosurit ndodhen në spitalin  Kirurgjik Elbasan jashtë rrezikut për jetën. Shkak i konfliktit, thotë policia, dyshohet të ketë qenë një  konflikt i mëparshëm që shtetasi i lartpërmendur dyshohet të ketë patur me vëllain e shtetasit U.S.

Të fundit