Flash News

KRYESORE

Arrestohet autori i vrasjes së 25-vjeçarit në Tropojë. Policia i sekuestron armën

Arrestohet autori i vrasjes së 25-vjeçarit në Tropojë.

Policia e Tropojës ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së 25-vjeçarit R.A.

Në njoftim thuhet se është arrestuar Safet Rizaj, 23-vjeç, ndërsa gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar arma tip automatik e dyshuar se është përdorur nga autori.

“Efektivët e Komisariatit të Policisë Tropojë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit; Safet Rizaj, 23 vjeç, banues në fshatin Luzhë. Gjatë kontrollit këtij shtetasit ju gjetë dhe sekuestrua arma zjarrit tip automatik, e dyshuar që është përdorur nga autori. Shtetasi Safet Rizaj është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Tropojë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të fundit