Flash News

KRYESORE

Arrestohet ‘babagjyshi’ shqiptar i drogës në Itali, iu gjetën drogë me vlerë 600 mijë euro

Arrestohet ‘babagjyshi’  shqiptar i drogës në Itali, iu

Policia italiane ka vënë në pranga një shtetas shqiptar i njohur si ‘babagjyshi marijuanës’.  24 vjeçari E.H kishte shkuar në Itali si turist por policia e ndihmuar nga banorët e zonës ku shqiptari po banonte kanë bërë të mundur arrestimin e tij.

“Kishim informacione se disa shqiptarë ishin të angazhuar në shpërndarjen e marijuanës, ndaj filluam hetimet”, sqaroi policia pas aksionit.

Ndërkohë E.H ndodhet në burg duke pritur të merret në pyetje. Gjatë kontrollit në magazinën e drogës policia gjeti një sasi të madhe lëndës narkotike e llojit marijuanë e cila nëse do të tregtohej do të shkonte deri në vlerën 600 mijë euro. Në cilësinë e provë materiale janë sekuestruar dhe një makineri e cila bënte të mundur paketimin e lëndës narkotike si dhe pajisje të tjera që nevojiteshin për trafikun.

 

 

Të fundit