Flash News

KRYESORE

Arrestohet babi i kamikazit pas sulmit në Mançester

Arrestohet babi i kamikazit pas sulmit në Mançester

Policia britanike ka arrestuar një tjetër person sit ë dyshuar për lidhje me sulmin terrorist në Mançester ku mbetën të vrarë 22 perona dhe u plagosën 59 te tjerë. Bëhet fjalë për babin e autorit Salman Abedi, Ramadan.

Sipas hetimeve të policisë në këtë ngjarje nuk ka qenë vetëm një autor, por bëhet fjalë për  një “rrjet” terrorist.

Ministrja e Brendshme britanike, Amber Rudd, më herët ka deklaruar se sulmi i 22 majit ishte “shumë më i sofistikuar se sulmet që kemi parë në të kaluarën, dhe duket se me gjasë sulmuesi vetëvrasës nuk ka vepruar i vetëm”.

Rudd i ka thënë radios BBC se duket se sulmuesi, i identifikuar si 22-vjeçari Salman Abedi, i lindur në Britani, së fundmi kishte udhëtuar në Libi. Abedi ishte me prejardhje nga Libia.

Babai i sulmuesit të dyshuar, Ramadan dhe vëllai i sulmuesit, Hashem po ashtu janë arrestuar në Tripoli të Libisë, ka thënë një zëdhënës i forcave anti-terror.

Të fundit