Flash News

KRYESORE

Arrestohet biznesmeni i ndërtimit në Tiranë, pranga edhe administratores e ekonomistes së firmës

Arrestohet biznesmeni i ndërtimit në Tiranë, pranga edhe

Arrestohet pronari i një firme ndërtimi në Tiranë, bashkë me dy punonjëset e tij, administratoren dhe ekonomisten e firmës.

Ata janë kallëzuar nga një person për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh.

Sipas policisë, biznesmeni kishte shitur dy herë, dy personave të ndryshëm një apartament.

Njoftimi i policisë:

“Shtetasi G. Sh. ka kallëzuar se është mashtruar nga shtetasi B.A. për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 65 m2, me leje zhvillimore Nr.224, datë 16.06.2010, në vlerën 30 000 euro, apartament, të cilin ndërtuesi B.A., më datë 17.03.2018, ia ka rishitur shtetasit B. I., duke përfituar një shumë 35 milionë lekë. Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetaset: A. A., 57 vjeçe, banuese në Tiranë (me detyrë administratore e firmës së ndërtimit) G. Ç., 35 vjeçe, banuese në Tiranë (me detyrë ekonomiste e firmës së ndërtimit).

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Mashtrim në shuma të mëdha”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose Formularëve” dhe “Fshehje e të ardhurave”, parashikuar nga nenet 143/2, 189 dhe 190 të Kodit Penal”,

 

Të fundit