Flash News

KRYESORE

Arrestohet biznesmeni shkodran, në janar i shpëtoi atentatit me eksploziv

Arrestohet biznesmeni shkodran, në janar i shpëtoi atentatit me

Është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës biznesmeni shkodran, Lulzim Kulla. Ai u ndalua pasi tentoi të kalonte drejt Greqisë me pasaportë false.

“Ndalimi u bë pasi ky shtetas tentoi të kalojë kufirin me pasaportë të falsifikuar me të dhëna të rreme. Prokuroria e Durrësit me shkresë numër 7925, datë 25.07.2014 ka nxjerrë urdhër për bllokimin e kësaj pasaporte si dhe poseduesit të saj. Ky shtetas u shoqërua nga shërbimet e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme," informon policia e Gjirokastrës.

Në janar të këtij viti, Lulzim Kulla ju bë atentat me lëndë eksplozive në qytetin e Shkodrës, po fatmirësisht arriti të shpëtonte.

Të fundit