Flash News

KRYESORE

Arrestohet “bosi” i drogës nga Lezha dhe 2 shtetas nga Kosova, kapen me 30 kg marijuanë

Arrestohet “bosi” i drogës nga Lezha dhe 2 shtetas nga Kosova,

Nga veriu në jug, sasira të mëdha droge, të çdo kategorie, po trafikohen e një pjesë e madhe e tyre edhe po kapen, thuajse çdo ditë nga polcia. Arrestime, ndalime të shtetasve shqiptarë e të huaj, armë, makina luksoze, para të sekuestruara, në kufi apo në det, në qytetat apo në fshat. Kjo është një panoramë e trishtë e një dite në realitetin e sotëm shqiptar. Lajmet më ët funmdit vijnë nga Komisariati i Lezhës.

Dy persona janë arrestuar dhe një i tretë është shpallur në kërkim pas gjetjes në një kamionçinë plot 25 kg drogë e tipit Marijuana.

Operacioni “Deltar” ka vënë në pranga 2 shtetas nga Kosova dhe një  tjetër person  banues në  Lezhë.

Shtetasit e arrestuar janë:

Besim Gashi , 47 vjeç, banues në Kosovë

Sami Vatija, 41 vjeç, banues në Kosovë

Ilir Markvukaj , 41 vjeç

Njoftimi i plotë:

Vijojnë kontrollet  në kuadër të Planit Operacional Kombëtar për evidentimin dhe goditjen e rasteve të prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe për sekuestrimin e pasurive të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Deltar “. Sekuestrohen 25 Kg 230 gr lëndë narkotike e dyshuar Mariuanë 
 
Arrestohet në flagrancë drejtuesi i këtij rrjeti të trafikut narkotikësh , 2 shtetas të tjerë transportues .

Shpallet në kërkim pronari i vendit ku përgatitej lënda narkotike.

Në vijim të proçedurave të verifikimit të burimeve të vendosjes së pasurisë ,deri tani  u sekuestruan në total 7 automjete.

Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë,  në kuadër plan operacionit të lartëpërmendur si edhe duke u bazuar në informacione të siguruara në rrugë policore , kanë bërë të mundur finalizimin me sukses të operacionit të koduar “Deltar”.
Si rezultat i tij u bë i mundur  kapja  dhe arrestimi në flagrancë i  shtetasve :

    Besim Gashi , 47 vjeç, banues në Kosovë

    Sami Vatija, 41 vjeç, banues në Kosovë

Këta 2 shtetas , në Kryqëzim të Rriles, janë ndaluar nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin Volksëagen kamionçinë, ku në brendësi të saj kishin modifikuar vendin e fshehjes së lëndës  narkotike Mariuanë, e ndarë në 19 pako të mbështjella me natriban,  e cila pas peshimit rezultoi 20 kg.

Në vijim të veprimeve policore , pas një pune të mirëfilltë hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit :

– Ilir Markvukaj , 41 vjeç , banues në Lezhë, i dyshuar si drejtuesi i këtij rrjeti të trafikimit të lëndës narkotike drejt shtetit Kosovë.

Gjithashtu u shpall në kërkim e punohet për kapjen e shtetasit D.M. 49 vjeç, banues në Lezhë , pronar i servisit ku ishte përgatitur dhe paketuar lënda narkotike .

Po në këtë servis , gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur e sekuestruar edhe 5 kg 230 gr  lëndë narkotike Mariuanë.  Lidhur me 2 shtetasit e fundit, vijon  puna për verifikimin e  pasurive, pasi  i’u evidentuan dhe i’u sekuestruan në total 7 automjete  në pronësi të tyre, ndër to Hammer, Mitsubish etj

Vepra penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike ” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal  në ngarkim të shtetasve Besim Gashi dhe Sami Vatija.

Veprat penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike ”  ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga  nenet 283 dhe 287 të  Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Ilir Markvukaj dhe D.M. 

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.”

Të fundit