Flash News

KRYESORE

Arrestohet çifti shqiptar në Itali, kishin fshehur heroinë në gomat e makinës

Një çift shqiptar u arrestua në Bari pasi u kapën me 5 kg heroinë. Droga ishte e fshehur në gomat e automjetit me të cilin ata po udhëtonin.

Mësohet se makina ka ardhur me traget nga Shqipëria, dhe se në të udhëtonin një burrë dhe një grua. Identiteti i shqiptarëve ende nuk është bërë i ditur, ndërkohë që policia po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë vepër penale.

Droga u gjet pas kontrollit të vijës së dytë, ndërsa çifti u arrestua në flgrancë.

Kjo sasi heroine do të kapte vlera të mëdha parash nëse shitej në tregun italian.

Të fundit