Flash News

KRYESORE

Arrestohet dhe më pas lirohet nga burgu menaxheri i ‘Gulf’; mashtroi qytetarët me tollona

Arrestohet dhe më pas lirohet nga burgu menaxheri i ‘Gulf’;

Menaxheri i kompanisë ‘Gulf’, Albano Aliko, ka qenë person në kërkim që pasi kompania në fjalë shpalli falimentin.

Ai është arrestuar nga policia ditën e hënë por sot Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e arrestit duke vendosur masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

Vendimi është dhënë nga i njëjti gjyqtar, i cili disa muaj parë me kërkesë të prokurorisë kishte vendosur "arrestit me burg" në mungesë ndaj 49-vjeçarit.

Skema mashtruese e ndërtuar nga drejtuesit e Gulf në Shqipëri, u shkaktoi një dëm të madh shumë personave por edhe shtetit në një vlerë prej afro 5 milion eurove.

Falimenti brenda ditës u hetua si mashtrim, ndërsa shumë qytetar denoncuan në polici pasi kishin blerë tollona për u furnizuar me karburant në pikat e ‘Gulf’ por ato u mbyllën thuajse në të njëjtën kohë në të gjithë Shqipërinë.

 

Të fundit