Flash News

KRYESORE

Arrestohet fermeri njuzelandez: U shiste bagëtinë si 'skllave seksi' forcave të ISIS në Siri

Një fermer njuzelandez është arrestuar pasi autoritetet u sinjalizuan nga CIA dhe MI6 se ai po bënte biznes me militantë të ISIS në Siri. 

Allan Seymour, 52 vjeçar, po dërgonte një numër të lartë gjedhësh në Siri, drejt zonave të cilat nuk kontrollohen nga qeveria lokale, por janë aktualisht nën kontrollin e forcave të ISIS. Kjo gjë i alarmoi zyratrët e CIA dhe MI6 që monitorojnë rajonin, shkruan World News Daily Report. 

Oficerët e doganës së Zelandës së re dyshuan se fermeri po fshihte armë ose eksplozivë brenda ngarkesave, por hetimet zbuluan se nuk bëhej fjalë për trafik.

Zyrtarët e shërbimeve inteligjente raportuan se delet nuk 'përdoreshin si ushqim' por 'për të kënaqur orekset seksuale të ushtarëve të ISIS', konfirmoi një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Zelandës së re.  

World News Daily Report shkruan se, sipas analistit politik dhe ekspertit të Lindjes së Mesme, Dave Wellsborough, kërkesa për bagëti në këtë rajon nuk është gjë e re. 

"Ushtarët e ISIS importojnë sasi të mëdha bagëtish nga rajone të tjera, sepse militantët kanë një libido të lartë dhe nuk ka gra përreth", shpjegon ai.  

Sipas doganave njuzelandeze, mbi 20 mijë dele u eksportuan nga Allan Seymour vitin e fundit, por qindra mijra të tjera mund të jenë dërguar nga fermerë të tjerë drejt forcave të ISIS.  

Të fundit