Flash News

KRYESORE

Arrestohet gardiani, tentoi të fuste një pajisje metalike në burg

Arrestohet gardiani, tentoi të fuste një pajisje metalike në burg

Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë ka arrestuar në flagrancë gardianin Hysni Nimet Mustafarai.

Sipas njoftimit, arrestimi i tij është bërë pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nëpërmjet skanerit, përpara marrjes së shërbimit, iu gjet një pajisje metalike e kromuar, në të cilën ndodhen të integruara një pincë me gjatësi rreth 6 cm e përbërë dhe një mini kaçavidë, tip kryq, me gjatësi 3.5 cm.

Gardiani akuzohet për “Futje ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

 

Të fundit