Flash News

KRYESORE

Arrestohet gjyqtari i Apelit Shkëlqim Miri, ju gjetën 300 milionë lekë në banesë

Arrestohet gjyqtari i Apelit Shkëlqim Miri, ju gjetën 300 milionë

Gjyqtarit Shkëlqim Miri pas një kontrolli në shtëpi me kërkesë të Prokurorisë, i janë gjetur 300 milionë lekë.

Mësohet se Prokuroria e Krimeve të rënda ka nisur hetimin për Mirin rreth një vit më parë. Ata dyshojnë se paratë të cilat i janë gjetur në banesë janë përfituar në këmbim të një ndryshimi të kualifikimit të një vrasje në Burrel në vitin 1997.

Mendohet se gjyqtari ka ndryshuar nga vrasje në plagosje e rëndë me dashje për shtetasin Gentian Doda i cili është ekstraduar nga SHBA-ja në vitin 2012. Ky shtetas njihet edhe si ‘kundërshtar’ i familjes Dedja, pasi akuzohet se ka vrarë Gazmir Dedja dhe Asllan Gjoka në vitin 1997. Autori Dodja dhe viktima Dedja, kanë qenë anëtarë të grupeve kundërshtare në Burrel.

Emri i Shkëlqim Mirit është në 'Listën e zezë' të kryeminisrit Rama, pasi për të ka pasur shumë ankesa nga qytetarët.

Të fundit