Flash News

KRYESORE

Arrestohet “i forti” i Myslym Shyrit, dyshohet se vrau ish policin 4 muaj më parë në Tiranë

Arrestohet “i forti” i Myslym Shyrit, dyshohet se vrau ish policin 4

Katër muaj pas vrasjes së ish policit, Arben Bilali në Selitë, policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së 30 janarit.

Në pranga ka rënë Gjergj Cukali, si personi kryesor i dyshuar për ekzekutimin e ish policit pranë banesës së tij.

“Kapet dhe ndalohet autori i dyshuar i kësaj ngjarje Në pranga 40 vjeçari i dënuar më parë për disa vepra penale .

Sektori i Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës dhe Pronës, në D.V.P.Tiranë, në bashkëpunim me  Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë,  në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 30.01.2019, ku në rrugën ‘’Isuf Banka’’ në Tiranë,  është vrarë me armë zjarri shtetasi A.B., 50 vjeç, pas një pune të mirëorganizuar  është arritur të bëhet zbulimi dhe dokumentimi ligjor i kësaj ngjarje, ku është bërë kapja dhe  ndalimi i autorit të dyshuar: Gj. C., 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’”,  “Armëmbajtja  pa leje” dhe “Rrëmbim personi”

Materialet në ngarkim të shtetasit Gj. C., iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake”njofton policia.

Kush është Gjergj Cukali

40-vjeçari Gjergj Cukali nështë një nga personazhet më të njohur për Policinë e kryeqytetit. Ai njihet edhe si një nga “të fortët” e rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë pas disa ngjarjeve të përsëritura në këtë lokalitet, ku i dënuari e ka përqendruar aktivitetin e tij.

Më 24 nëntor 2006, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Gjergji Cukalin me akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë ndaj shtetasit Fajton Demirlika në vitin 2004.

Dënimi i dhënë ndaj Cukalit ishte dhjetë vjet burg, ndërkohë fajtorë u deklaruan edhe pesë persona të tjerë të pandehur në lidhje me ngjarjen e pengmarrjes së ndodhur në rrugën “Myslym Shyri”.

Kjo ishte një nga ngjarjet më të bujshme dhe më publike, për të cilat u akuzua Gjergji Cukali. Ngjarja kishte si motiv një konflikt për 100 mijë euro.

40 vjeçari është arrestuar disa herë për shpërndarje kokaine si edhe për thyerje të arrestit shtëpiak.

Vrasja e Arben Bilalit

Ish-polici Bilali u ndoq me një makinë nga zona e njohur si “Vasil Shanto” deri tek shtëpia e tij dhe u qëllua me breshëri plumbash sapo kishte dalë nga shtëpia më 30 janar të këtij viti.

Kujtojmë se atentatorët e kishin ruajtur makinën me të cilën lëvizte Bilali bashkë me një shok të tij dhe sapo zbriti nga makina u qëllua me një automatik. Arma ishte modifikuar me silenciator, ndërsa ndaj ish-policit është qëlluar më shumë se 15 herë, nga një distancë 5 metra. Makina tip “Mercedez Benz” ishte me targa të falsifikuara.

Bilali i kishte mbijetuar një tjetër atentati në vitin 2010-të, ndërkohë që edhe vëllai i tij, Leonard Bilali, është ekzekutuar po në të njëjtin vit.

Të fundit