Flash News

KRYESORE

Arrestohet i riu që u plagos me tritol në Vlorë, i gjetën armë në makinën e shpërthyer

Arrestohet i riu që u plagos me tritol në Vlorë, i gjetën

Vetëm pak ditë nga shpërthimi i makinës një Vlorë, ku i riu Inez Hajrulla u plagos rëndë duke humbur  të dyja këmbët, policia e ka arrestuar atë pasi akuzohet në armëmbajtje paleje.

Sipas policisë nga kontrolli në makinën tip “Jeep” të 25 vjeçarit iu gjet një çantë shpinë brenda së cilës ndodhej një pistoletë e tipit “Glock” me fishek në fole dhe 7 fishekë në krëhër.

Në këto kushte, policia ka arrestuar shtetasin i cili mbeti i plagosur nga ky shpërthim, Inez Hajrulla. Ai ka qenë shtetas me precedent të theksuar kriminal, si dhe është dënua për disa vepra penale.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga ana e Specialistëve të Seksionit kundër krimeve ndaj personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të vendosjes së një sasie lënde eksplozive në automjetitin e shtetasit I. H, ku si pasojë e shpërthimit ky i fundit mbeti i plagosur në gjendje të rëndë, ju informojmë se :

Gjatë kqyrjes së mjetit tip "Jeep" në pronësi të shtetasit I.H, mjet të cilit ju vendos dhe shpërtheu lënda eksplozive, në sedilien e shoferit grupi hetimor ka konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një çantë supi brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë tip ''Glock'', me fishek në fole dhe 17 fishekë në krëhër.

Në këto kushte Specialistët e Seksionit për Krimet e Rënda në D.V.P.Vlorë, kanë bërë arrestimin e shtetasit I. H, 25 vjeç, banues në Vlorë.

I.H është shtetas me precedentë të theksuar kriminal si edhe i dënuar më parë për disa vepra të ndryshme penale në fushën e krimeve kundër personit, vjedhje me dhunë dhe trafikim të mjeteve motorike.

Theksojmë se një vit më parë ky shtetas është arrestuar po për të njejtën vepër penale, atë të : ''Mbajtjes paleje të armëve luftarake dhe e municionit''.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

Të fundit