Flash News

KRYESORE

Arrestohet i riu shqiptar që sulmoi ministrin grek të Mbrojtjes

Arrestohet i riu shqiptar që sulmoi ministrin grek të Mbrojtjes

Pesë vite më parë, një grup të rinjsh sulmoi ministrin grek të Mbrojtjes, Panos Kamenos. Incidenti ndodhi në Shtator të vitit 2013, në lagjen Keratsini të Athinës ku mbeti i vrarë edhe muzikanti grek Pavlos Fyssas.

Për këtë ngjarje, mediat greke njoftojnë se policia ka arrestuar një 23-vjeçar shqiptar i cili akuzohet se ka qenë një prej personave që sulmuan ministrin Kamenos, i cili asokohe ishte edhe kryetari i partisë “Grekët e Pavarur”. Gjatë incidentit ministri pësoi lëndime të vogla, ndërsa u dëmtuan makinat e eskortës shoqëruese.

Gjithashtu policia greke thotë se ka identifikuar edhe disa persona të tjerë të cilët dyshohet si të përfshirë në një sërë ngjarje të ndodhura vitet e fundit në Athinë. Të gjithë këta persona dyshohet se janë pjesë e grupeve ekstremiste.

 

 

Të fundit