Flash News

KRYESORE

Arrestohet i shumëkërkuari i Elbasanit, përplasi makinën e policisë me “Audi-n” 100 mijë eurosh

Arrestohet i shumëkërkuari i Elbasanit, përplasi makinën e

8 muaj pas incidentin pranë tregut agro-ushqimor në Elbasan, ku një makinë policie u përplas nga një “Audi” luksoz, policia e Elbasanit ka vënë në pranga autorin e shumëkërkuar.

Në pranga ka rënë mbrëmë 36-vjeçari Klemend Xhaferri, i cili u kap me armë zjarri pa leje. Ai u kap në lagjen ‘5 maji’ nga një aksion i zhvilluar në orët e vona të natës së mbrëmshme në Elbasan.

Incidenti mes disa personave dhe policisë ndodhi mbrëmjen e 18 shtatorit pranë tregut agro-ushqimor në Elbasan. Patrulla e policisë kishte ndaluar një fuoristradë luksoze Range Rover për verifikim.

Në momentin që uniformat blu i kërkuan drejtuesit Kelmend Xhaferri që të shkonte për verifikim në komisariat, një makinë Audi e blinduar përplasi makinën e policisë, brenda së cilës ndodhej zv/drejtori i policisë së Elbasanit, Gjergj Oshafi. Pas përplasjes autorët me makinën e blinduar janë futur në ambientet e tregut agro- ushqimor ku edhe kanë humbur gjurmët.

 

Të fundit