Flash News

KRYESORE

Arrestohet ish-drejtori i Hipotekës në Korçë, në pranga edhe katër persona të tjerë

Arrestohet ish-drejtori i Hipotekës në Korçë, në

Policia e Korçës njofton se është arrestuar ish-drejtori i Hipotekës së Korçës së bashku me dy ish-punonjës të kësaj zyre.

“Policia shprehet se ndalimi i tyre u bë pasi, Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendim datë 05.12.2018, ka vendosur për këta shtetas, masën e sigurisë "Arrest me burg" pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i'u kanë marrë qytetarëve, sasi lekësh duke i'u përpiluar dokumenta fiktive, për regjistrim pasurish të cilat rezultonin me probleme në përfitimin e çertifikatës së pronësisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të arrestuarit sipas policisë

  • L.B, 33 vjeç, banues në Korçë, (me detyrë ish-Drejtor në ZVRPP-Korçë).
  • E.G, 34 vjeç, banues në fshatin Barç, (ish-punonjës në ZVRPP-Korçë)
  • A. H, 28 vjeçe, banuese në Korçë, (me detyrë regjistruese në ZVRPP-Korçë) të tre për veprat penale parashikuar nga nenet 248, 143/2, 186, 192/a të Kodit Penal.
  • E. A, 36 vjeç, banues në Korçë, (ish-punonjës në ZVRPP-Korçë) nenet 143/2 dhe 186 të Kodit Penal,
  • A. Z, 65 vjeç, banues në Korçë, neni 245/1 i Kodit Penal.

 

 

Të fundit