Flash News

KRYESORE

Arrestohet ish-punonjësi i Bankës së Shqipërisë, ishte dënuar me burg për vjedhjen e Thesarit

Arrestohet ish-punonjësi i Bankës së Shqipërisë, ishte

Shërbimet e Policisë në Pikën e Kalimit Kufitar Tushemisht kanë bërë ndalimin e një 35-vjeçari i cili është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit e 4 muaj burg për veprën penale: “Shpërdorimi i detyrës”.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Emiljano Lamçe, 35 vjeç ish-punonjësin e Thesarit në Bankën e Shqipërisë.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë në Pikën e Kalimit Kufitar Tushemisht, në dalje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Emiljano Lamçe, 35 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim nr 1819 datë 27.05.2015 (lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë më datë 22.09.2016 ) e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 4 muaj burg për veprën penale: “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Veprimet e mëtejshme proceduriale lidhur me këtë rast do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

 

Të fundit