Flash News

KRYESORE

Arrestohet kinezi në aeroportin e Rinasit, policia i sekuestron 80 mijë euro

Policia Kufitare e Rinasit në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e  Masave të përbashkët me Degën e Doganës Rinas, kanë ushtruar kontrolle të përbashkëta në pasagjerët e linjave ajrore me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Si rezultat i kontrolleve është  përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë shtetasi kinez J. L., 43 vjeç,  lindur në Kinë dhe me banim të përkohshëm në Tiranë (me leje qendrimi), të cilit gjatë kontrollit në bagazhin e dorës dhe në trup ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 80 mijë euro, 76.000 lekë dhe 2900 jen kinez.

Po gjatë kontrollit në bagazhet e dorës ju gjetën edhe 9 steka me paketa cigaresh pa pullë fiskale.

Shtetasi J.L, në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë për veprat  penale "Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë" dhe  "Mosdeklarimi në kufi  i të hollave dhe i sendeve me vlerë",  parashikuar 179/a i Kodit Penal.

Gjatë vitit 2018 janë evidentuar  dhe goditur 13 raste të  mosdeklarimit të vlerave monetare në kufi.

Të fundit