Flash News

KRYESORE

Arrestohet kreu i LBSH-së nga forcat antiterror, dogji flamujt grek në fshatin minoritar

Arrestohet kreu i LBSH-së nga forcat antiterror, dogji flamujt grek në

Tahir Veliu, kreu i LBSH si dhe Alban Mulaj e Burim Veliu kanë rënë në pranga e policisë për shkak se kanë djegur një flamur grek në një institucion në fshatin e Dropullit në Shqipëri, në Gjirokastër, i cili njihet për minoritetin e tij grek.

Forcat e antitetorrit kanë ardhur dhe po i marrin të tre këta persona në pyetje për qëllimet dhe shkaqet e veprimeve të tyre.

Këta 3 shtetas janë ndaluar në pikën kufitare të Morinës.

Në lidhje incidentin ka patur dhe një reagim të vetë kësaj partie, e cila në bazë të kërkimeve është themeluar vitin e kaluar, madje ka dhe një portal informativ për të gjitha veprimtaritë e saj.

Ja reagimi i tyre:

 Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar reagon ashpër ndaj ndalesave të vazhdueshme të kryetarit të LSHB-së dhe aktivistëve të tjerë. Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar nuk njeh kufijtë e imponuar dhe angazhohet për shuarjen e kufijve që ndajnë shqiptarët.

Vetë kreu i kësaj lëvizje, Tahir Veliu është një qytetar i lindur në Kosovë. Lëvizja që ai drejton është e shpërndarë në të gjitha trojet ku ka shqiptarë dhe promovon idenë e Bashkimit Kombëtar

Të fundit