Flash News

KRYESORE

Arrestohet kryeplaku i fshatit, qëlloi me thikë të atin

Arrestohet kryeplaku i fshatit, qëlloi me thikë të atin

Policia njofton se ka arrestuar kryeplakun e fshatit Zhapokikë, Bashkia Memaliaj. Ndalimi i tij është bërë pasi ka qëlluar me thikë ndaj të atit. Ky i fundit ka marrë plagë serioze por u transportua me urgjencë drejt spitalit të Gjirokastrës ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet gjithashtu se kryeplaku i Zhapokikës afro një javë më prë qëndronte i ndaluar nga policia pasi nuk kishte denoncuar mbjelljen e disa rrënjëve kanabis nga një banor i fshatit. Gjykata e Gjirokastrës dha ndaj tij masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Të fundit