Flash News

KRYESORE

Arrestohet në Bari italiani që vinte nga Shqipëria, i armatosur dhe me 6.6 kg duhan

Arrestohet  në Bari italiani  që vinte nga Shqipëria, i armatosur

Policia financiare italiane me bashkëpunim me Drejtorinë e Doganave ka arrestuar në portin e Barit një shtetas italian i sapo mbërritur me tragetin e linjës nga Shqipëria. Në makinën e tij është gjetur një pistoletë e kalibrit 9 e prodhuar në Jugosllavi me numër serie të fshirë, si dhe 5 kuti me municione. Gjithashtu fshehur në makinë janë gjetur dhe rreth 6.6 kg duhan. Pistoleta ishte fshehur në një vend sekret në levën e ndërrimit të marsheve të makinës e karikatori i kësaj arme mund të mbaj deri në 15 plumba. Shtetasi italina, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur për arsye hetimesh është rezident në provincën e Barit. Akuza ndaj tij është armëmbajtje pa leje të një arme ilegale e për momentin është në gjëndjen e arrestit shtëpiak. Autoritetet italaine kanë nisur hetimet.

 

 

Të fundit