Flash News

KRYESORE

Arrestohet në flagrancë 25 vjeçarja nga Durrësi, policia: Përhapi panik me përmbajtje të rreme në FB

Arrestohet në flagrancë 25 vjeçarja nga Durrësi, policia:

Policia e Shtetit njofton se ka arrestuar në flagrancë një 25-vjeçare nga Durrësi, pasi përmes postimeve në rrjetet sociale ka përhapur panik me informacione të rreme pas goditjes nga tërmeti.

Policia njofton se Drejtoria e Antiterrorit arrestoi në Xhuljana Aliaj, 25 vjeçe, lindur dhe banuese në Durrës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

Sipas policisë, gjatë monitorimit të burimeve të hapura (rrjeteve sociale) nga struktura të Drejtorisë së Antiterrorit është konstatuar se vajza ka postuar nga profili i saj në rrjetin social “Facebook”, në linkun https://ëëë.facebook.com/xhulja.aliaj shkrime me përmbajtje të rreme dhe jo të vërteta, duke kryer kështu përhapje të panikut nëpërmjet efekteve të këtyre lajmeve.

Drejtoria e Antiterrorit njofton po ashtu se në bashkëpunim me strukturat e tjera të specializuara në Policinë e Shtetit kanë evidentuar edhe raste të tjera për të cilat në bashkëpunim me Prokuroritë e rretheve përkatëse po vijon  me procedimet penale dhe për çdo rast do informohet media e publiku.

Kujtojmë se edhe dje, u proceduan penalisht dy administratorë të faqes së internetit “JOQ”, pasi kanë shpërndarë një lajmërim, në të cilin aludohet për një numër të madh viktimash të gjendur në morgun e Tiranës.

Të fundit