Flash News

KRYESORE

Arrestohet në Frankfurt biznesmeni shqiptar, i shpallur në kërkim për skandalin me naftën virxhin

Arrestohet në Frankfurt biznesmeni shqiptar, i shpallur në kërkim

Është arrestuar në Frankfurt të Gjermanisë, Ardian Xhillari, biznesmeni shqiptar  i shpallur në kërkim për skandalin me naftën virxhin.

Arrestimi i Xhillarit është bërë nga INTERPOL-i gjerman, pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar.

Kujtojmë që nafta virxhin, e kompanisë kompania Tea Construcion & Petrol hidhej në treg e papërpunuar.

Sipas Prokurorisë i është shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej miliona eurosh si dhe pasoja teknike për automjetet e qytetarëve që janë furnizuar me naftë bruto e cila është tregtuar si cilësore.

Kujtojmë që Prokuroria e Tiranës kërkoi 15 vite burg për Xhillarin, 5 vite për ish-zv/drejtoreshën e Doganave Lule Njebza si dhe tre vite për Mirarbër Teneqexhi, ish-drejtori i Doganës së Tiranës, të përfshirë në skandalin e futjes së naftës së papërpunuar në tregun vendas.

Të fundit