Flash News

KRYESORE

Arrestohet në Gjermani bosi shqiptar i kokainës, blinte makina luksoze

Arrestohet në Gjermani bosi shqiptar i kokainës, blinte makina luksoze

Shqiptari, i njohur si bosi i trafikut të kokainës është arrestuar në Gjermani, falë një bashkpunimi mes Policisë Federale gjermane dhe asaj të Padovës.

Mediat italiane shkruajnë se i arrestuari është shtetasi Artan Seferi, 32 vjeç dhe prej disa vitesh zotëronte një treg të lulëzuar kokaine e heroine në zonën e Padovës, Trevisos dhe Vicencës.

32-vjeçari vuante dënimin me arrest shtëpie në zonën e Padovas në Itali, ku ditët e fundit të lejes ai u arratis drejt Muhlheim an der Ruhr, pranë Duisburgut në pjesën veriperëndimore të Gjermanisë.

Shqiptari arriti të arratisej dhe të fshihej falë disa të afërmve të tij që kishte në Gjermani.

Të ardhurat e tij nga shitja e lëndëve narkotike shkonin deri në 120 000 euro në muaj gjë e cila i mundësonte një jetë luksi dhe dy herë në muaj blinte makina super të shtrenjta.

Të fundit