Flash News

KRYESORE

Arrestohet në kufi i riu që terrorizoi fshatin me armë

Arrestohet në kufi i riu që terrorizoi fshatin me armë

Pashk Marku, 25 vjeçari banues në fshatin Fan në Mirditë, ka kanosur me armë zjarri automatik shtetasin M.P. 53 vjeç, duke gjuajtur me armë në ajër. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, sipas policisë, më datë 21.08.2017, rreth orës 19:00, kur është marrë njoftim se në fshatin Fan në Mirditë ka të shtëna me armë zjarri. Falë veprimeve të shpejta policore e të mirëorganizuara , në bashkëpunim me shërbimet policore kufitare Kapshticë, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit Pashk Marku, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, në tentativë për të kaluar jashtë kufijve të territorit të Shqipërisë.

Veprat penale në ngarkim të tij ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” “Kanosja” parashikuar nga nenet 278 dhe 84 të Kodit Penal.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Të fundit