Flash News

KRYESORE

Arrestohet në Rinas shkodrani i dënuar në Itali me 12 vjet, si tentoi t’ia hidhte policisë pa rënë në sy

Arrestohet në Rinas shkodrani i dënuar në Itali me 12 vjet, si

Arrestohet në Rinas një person i kërkuar nga Interpol Tirana, me qëllim ekstradimin e tij për llogari të drejtësisë italiane.

Në pranga ra Domi Vuksani, i cili për t’ju shpëtuar autoriteteve kishte ndërruar gjeneralitetet. Ai ishte dënuar në Itali për “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”.

“Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me Interpol Tirana, arreston në Rinas një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”.

Arrestohet në hyrje për në Shqipëri 40-vjeçari, i dënuar nga drejtësia italiane me 12 vjet burg.

Shërbimet e Komisariati të Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas verifikimeve të imtësishme të bërë në sistem të të dhënave të 40-vjeçarit, i cili kishte ndërruar gjeneralietet me qëllim shmangien e dënimit në Itali, kanë bërë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi në Itali të shtetasit shqiptar Domi Vuksani alias Nikel Vuksani, 40 vjeç, lindur në Shkodër.

Shtetasi Domi Vuksani ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma në vitin 2014, pasi Gjykata e Firences/Itali e ka dënuar me 12 vjet burg për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike"”, sqaron policia.

Të fundit