Flash News

KRYESORE

Arrestohet në rrugën “Sami Frashri” 33-vjeçari nga Tirana, njihej si person me precedent të theksuar kriminal

Arrestohet në rrugën “Sami Frashri” 33-vjeçari nga

Kapet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, një person i shpallur në kërkim dhe me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikëve, shkatërrimit të pronës me eksploziv dhe të armëmbajtjes pa leje.

Sipas policisë së Tiranës, 33-vjeçari, K. Gj., 33 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, me masë sigurie "Arrest në burg", për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” u arrestua në rrugën “Sami Frashri”.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore Policisë Elbasan, pasi Gjykata e Apelit Durrës, në vitin 2019, i ka vendosur masën e sigurimit personal ''Arrest në burg'', për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike''.

Veprimet e mëtejshme për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës u kryen nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan”, sqaron policia.

Të fundit