Flash News

KRYESORE

Arrestohet në Shijak një person me rrezikshmëri të lartë, i dënuar më parë me 15 vite burg për vrasje

Arrestohet në Shijak një person me rrezikshmëri të

Është vënë në pranga një person i konsideruar me rrezikshmëri të lartë në Shijak.

Në sajë të operacionit "Magnum 2", u arrestua në flagrancë 40-vjeçari G. B., pasi qarkullonte me armë zjarri me vete.

Duke marrë parasysh rrezikshmërinë e personit, u ngritën pika kontrolli grackë dhe u bë i mundur identifikimi i automjetit me të cilin lëvizte personi i dyshuar.

40-vjeçari ishte i dënuar më parë me 15 vite burg për vrasje.

“Në momentin që Policia ka ndërhyrë për të ndaluar automjetin, 40-vjeçari G. B., banues në Shijak ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap duke hedhur edhe armën e zjarrit në tokë, por është kapur dhe prangosur në flagrancë nga shërbimet e policisë, të cilat kishin ngritur perimetër sigurie për të mos lejuar largimin e tij.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve  dhe municioneve luftarake’’ dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë", si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë, me 13 fishekë luftarakë dhe automjeti tip Benz.

Shtetasi G. B. është person me rrezikshmëri të lartë, me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe ka qenë i dënuar më parë me 15 vite burg për veprën penale "Vrasja me dashje", ngjarje e ndodhur në vitin 1997.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme”, sqaron policia.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/10/WhatsApp-Video-2019-10-08-at-08.42.47.mp4"][/video]

Të fundit