Flash News

KRYESORE

Arrestohet në Zvicër Adrian Xhillari, kontrabandoi 4.4 milionë litra naftë

Arrestohet në Zvicër Adrian Xhillari, kontrabandoi 4.4 milionë

Është arrestuar sot në Zvicër Adrian Xhillari, administrator i “TEA Construction and Petrol”.

Kompania e tij është përfshirë në vitin 2015 në një skandal të kontrabandës së naftës.

Administratori i saj, Adrian Xhillari u shpall në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte jashtë vendit.

Kompania akuzohet se ka shitur 4.4 milionë litra naftë të papërpunuar “virxhin” duke shmangur akcizën.

Kjo sasi është marrë nga depot e saj për t’u dërguar për përpunim, por nuk figuron e regjistruar për t’u përpunuar.

Prokuroria tha se ajo ishte shitur në pika të ndryshme karburanti që kompania ka në mbarë vendin.

Të fundit