Flash News

KRYESORE

Arrestohet nëna e dy fëmijëve amerikanë që u denoncuan të zhdukur, i dhunonte

Arrestohet nëna e dy fëmijëve amerikanë që u denoncuan

Dy shtetasit me kombësi amerikane, përkatësisht fëmijë të moshës 14 dhe vjeç, vëllezër, të cilët u gjenden dje pas rezultonin të zhdukur, kanë rrëfyer në polici se ishin larguar pas dhunës së ushtuar nga e ëma,.

Ndërkohë që mesohet se policia ka vënë nqë pranga shtetasen  Andrea Grace Bailey-Kay, 47 vjeçe, banuese në Tiranëm e cila më datë 31.05.2017, ka kallezuar se dy fëmijët e saj të mitur, T. M. B. dhe T. T. B., që nga data 30.05.2017, janë larguar nga banesa.

Policia njoftoi se dje dy djemte jane gjetur duke lëvizur në afërsi të Kopështit Zologjikm te cilet pasi jane marre në pyetje në prezencë të psikologes, kanë deklaruar se janë larguar nga banesa si pasojë e dhunës që nëna ushtronte ndaj tyre. 

Në bazë të kallzimit të marrë nga fëmijët dhe konsultimit me Prokurorët e Rrethit, u bë arrestimi në flagrancë i kësaj shtetaseje. Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Keqtrajtimi i të miturve", parashikuar nga Neni 124/b i Kodit Penal.

Të fundit