Flash News

KRYESORE

Arrestohet një shpërndarës kokaine, në pranga edhe menaxheri i një lokali

Arrestohet një shpërndarës kokaine, në pranga edhe menaxheri

Policia e Vlorës njofton se, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ka finalizuar me sukses operacionin antidrogë "Vjeshta", në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Artan Agolli, 48 vjeç, lindur në fshatin Zvarisht, Korçë dhe banues në fshatin Dhërmi Vlorë.

Sipas hetimeve me metoda speciale, u bë i mundur lokalizimi i vendndodhjes së tij dhe më pas arrestimi në kushtet e flagrancës e në godinën ku edhe jetonte përkohësisht në fshatin Dhërmi.

“Nga kontrolli i banesës, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale drogë, materiale tė ndryshme dhe para të përfituara nga shitja e lëndës narkotike :

▪ 107 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit "Kokainë".

▪ 353.000 (treqind e pesëdhjetë e tre mijë) lekë të rinj, 875 (tetëqind e shtatëdhjetë e pesë €) Euro, si dhe 100 (njëqind $) dollarë.

▪ Një automjet i markës "Mercedes Benz", një peshore elektronike, dy aparatë celularë”, njofton policia.

Ndërkohë në Sarandë, Policia arrestoi në flagrancë shtetasin: M. K, 42 vjeç, banues në Sarandë, Menaxher dhe Banakier në një lokal. Kapja dhe arrestimi i tij u bë në lokalin ku punon pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banakun e këtij lokali, u gjet dhe u sekuestrua 4 gramë lëndë narkotike e dyshuar si "Kokainë".

 

Të fundit