Flash News

KRYESORE

Arrestohet një tjetër person për vrajsen e Hekuran Billës, cili ishte roli i tij

Arrestohet një tjetër person për vrajsen e Hekuran Billës,

Është arrestuar një tjetër peson për vrasjen e Hekuran Billës më 11 qershor.

Policia njofton se është vënë në pranga drejtuesi i mjetit që transportonte Viktor Markun, i dyshuar si autori kryesor i vrasjes së Billës.

Deri më tani, për ngjarjen në fjalë janë arrestuar edhe tre persona të tjerë, 26-vjeçarja Adjola Lakra, dhe Viktor Marku e Sebastian Mali, përkatësisht dajë e nip.

I dyshuar kryesor i ekzekutimit, është Viktor Marku, vëllai i Prel Markut, i cili është vrarë nga Billa në vitin 2006 në Angli. Për vrasjen e Markut dhe plagosjen e tre personave të tjerë, gjykata angleze e kishte dënuar Billën me burgim të përjetshëm.

Njoftimi i policisë

Policia e Shtetit

Shkon në katër numri i personave të arrestuar për vrasjen e shtetasit H. B.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore që po kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 11 qershorit, ku mbeti i vrarë shtetasi H. B, një tjetër person ka rënë në prangat e Policisë.

Falë bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve mes Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe DVP Tiranë është vënë në pranga drejtuesi i mjetit që transportonte shtetasin V. M., i dyshuar si autori kryesor i vrasjes së shtetasit H. B.

Vihet në pranga shtetasi GJ. P., 33 vjeç, i cili u kap dhe u arrestua nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, pasi dyshohet se është autor i ngjarjes së ndodhur në fshatin Vukatanë, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit në pronësi të DPSHTRR, që drejtohej nga shtetasi F. H., 30 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër.

Shtetasi Gj. P. ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi“, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Gjithashtu, gjatë paradites së sotme, falë veprimeve hetimore të kryera nga strukturat e DVP Tiranë ka rezultuar se ky shtetas është i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e shtetasit H. B.

Të fundit