Flash News

KRYESORE

Arrestohet një turk dhe një ukrainase në Qafë-Thanë, ja çfarë iu gjet në makinë

Arrestohet një turk dhe një ukrainase në Qafë-Thanë, ja

Policia Kufitare në Qafë-Thanë ka arrestuar në flagrancë një shtetas turk dhe një shtetase ukrainase për veprën penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

Burime të policisë bëjnë me dije se janë sekuestruar 9 tableta të dyshuara si lëndë narkotike ekstazi.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se është bërë arrestimi në flagrancë të shtetasve:

-S.E., 39 vjeç, banues ne Stamboll dhe

-O.T., 23 vjeçe, banuese në Odessa Bolgrad-Ukrainë.

Më datë 17.08.2017, këta shtetas janë paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë, me mjetin tip “Opel Astra”.

Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë, kanë ushtruar në vijën e dytë, ndaj mjetit me të cilin këta shtetas udhëtonin, iu gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale:

9 tableta të dyshuara si lëndë narkotike Ekstazi.

Veprimet proceduriale, u kryhen nga specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit