Flash News

KRYESORE

Arrestohet pa paralajmërim deputeti i Partisë Socialdemokrate, bashkëshorti i Besa Shahinit

Arrestohet pa paralajmërim deputeti i Partisë Socialdemokrate,

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në orët e para të mëngjesit deputetin e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, njëherësh bashkëshorti i ministres së Arsimit në Shqipëri, Besa Shahinit.

Ai është arrestuar në banesën e tij dhe nuk ka qenë i paralajmëruar më herët për seancë apo paraqitje ne gjykatë.

Molliqaj është arrestuar me akuzën e pjesëmarrjes në protestën për lirimin e deputetit Albin Kurti, në vitin 2015.

Partia Socialdemokrate ka reaguar në lidhje me arrestimin duke thënë se arrestimi i deputetit në fjalë ka qenë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe në shkelje të plotë të procedurave ligjore. Për këtë arsye, sipas PSD-së, ajo protestë ka qenë e drejtë dhe e nevojshme.

“Partia Socialdemokrate kërkon lirimin e menjëhershëm të deputetit Dardan Molliqaj. Kërkojmë të respektohet liria për protestë dhe kritikë, prandaj, për ne është e papranueshme çfarëdo përpjekje për cenimin e tyre”, reagon PSD.

Të fundit