Flash News

KRYESORE

Arrestohet për armëmbajtje pa lejë, anëtari i bandës së Lul Berishës me lejë të firmosur nga Çako/ Sqaron policia

Dy ditë pas arrestimit të Mariel Fierzës dhe Genti Nderjaku  në Durrës, të cilët dyshohet se kanë lidhje me bandën e Lul Berishës, Ora News ka siguruar një dokument që vërteton se njëri prej të ndaluarve, Genti Nderjaku ishte i pajisur me një armë pistoletë me leje nga policia.

Në dokument thuhet se leje është dhënë në muajin prill të këtij viti dhe kjo leje është firmosur nga Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako.

Po ashtu dokumenti tregon se  Gent Nderjakut përveç pistoletës i jepet leje edhe për 50 fishekë.

Të martën policia njoftoi se dy personat, u arrestuan në kuadër të operacionit “Vjeshte 2017”. Sipas policisë, Marjel Fierza, 30 vjec, person me precedent penal dhe shoku i tij, Genti Nderjaku, 34 vjeç, u vunë në pranga pasi në makinën e tyre u gjetën dy armë zjarri pa lejë.

lidhje me këtë çështje ajo deklaron se leja e armës së Ndrejakut ishte vetëm për përdorim brenda banesës.

Njoftimi i policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

Sqarim.

Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 03.10.2017 ku u arrestuan në flagrancë shtetasit Marjel Fierza dhe Genti Nderjaku, bëjmë me dije se:

Shtetasi Genti Nderjaku është pajisur me leje për mbajtje arme zjarri VETËM në BANESË.

Bazuar në autorizim e dhënë shtetasit të mësipërm i lejohet mbajtja e armës vetëm në banese.

Nderjaku nuk ka precedentë penalë të mëparshëm.

Ai ka dalë jashtë banesës me armën me vete duke konsumuar në këtë mënyrë veprën penale

“Armëmbajtje pa leje”.

Nderjaku është arrestuar nga Efektivet e Policisë Durrës pasi ai ishte pasagjer në mjetin tip ” Porsche” me drejtues shtetasin Mariel Fierza dhe gjatë kontrollit të mjetit iu gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri Bereta, njëra prej të cilave e dhënë me leje shtetasit G.Nderjaku.

Shtetasi Genti Nderjaku në momentin e arrestimit nuk ka paraqitur autorizimin e dhënë nga organet kompetente mbi ushtrimin e së drejtës për mbajtjen e armës.

Data e lëshimit të autorizimit është 23.08.2017 për armën e zjarrit tip pistoletë , marka Bereta, modeli PX4 STORM.

Ky shtetas ka përfituar lejen për mbajtje arme me leje vetëm në banesë pasi ka përmbushur të gjitha kriteret që parashikon ligji.

Ndërsa, shtetasi Marjel Fierza nuk disponon autorizim për mbajtje arme zjarri.

Të gjitha veprimet e uniformave blu janë kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Të fundit