Flash News

KRYESORE

Arrestohet për terrorizëm një grua në zonën e Unazës së Re, nënë e tre fëmijëve

Arrestohet për terrorizëm një grua në zonën e

Një grua, nënë e tre fëmijëve u arrestua në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për terrorizëm.

Arrestimi i gruas Lubjana Gjeçaj u krye pranë zonës së Unazës së Re, në një aksion ku morën pjesë edhe forca italiane ku është shpallur në kërkim.

“Kapet në Tiranë dhe vihet në pranga një 43 vjeçare e dënuar për pjesëmarrje në organizatë me qëllime  terroriste.

Në kuadër të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Drejtorisë së Antiterrorit, Interpol Tiranës dhe agjencive ligjzbatuese në Itali, është marrë informacion në rrugë operative  për vendndodhjen e një shtetaseje të kërkuar, e dënuar për veprimtari kriminale në fushën e terrorizmit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta të Drejtorisë së Antiterrorit, Interpol Tiranës në bashkëpunim me shërbimet e  Komisariatit të Policisë nr 6 në DVP Tiranë, u lokalizua vendndodhja dhe u vu në pranga shtetasja Lubjana Gjeçaj, 43 vjeçe, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjykata e Hetimeve Paraprake Milano, Itali, e ka dënuar me 3 vjet burg, për veprën penale ”Organizatë me qëllime Terroriste”, sqaron policia.

Ajo dyshohet se ishte pjesë e një grupi radikal në Itali dhe pritet të ekstradohet drejt vendit fqinj, për t’u përballur me drejtësinë.

Të fundit