Flash News

KRYESORE

Arrestohet i riu lezhian, shantazh me fotot intime 17-vjeçares për 7 mijë euro

Arrestohet i riu lezhian, shantazh me fotot intime 17-vjeçares për 7

Befason i ri nga Lezha, konsumon disa krime njëherësh. Një 18-vjeçar u arrestua nga Policia e Lezhës, pasi ka kërcënuar një shtetase për t’i dhënë 7000 Euro.

NJOFTIMI I POLICISE:

“Me datë 17.09.2017, nga Seksioni kundër krimeve ndaj pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas një pune të mirëorganizuar hetimore dhe profesionale, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Kristian N. , 18 vjeç, banues në Lezhë

Ky shtetas dyshohet se ka kanosur me anë të mesazheve telefonike një shtetase të mitur 17 vjeçare, për ti marrë shumën prej 7000 Euro-ve duke e shantazhuar se do t’i publikonte në rrjete sociale fotografi intime.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale ” Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë ” parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal.”

 

 

Të fundit