Flash News

KRYESORE

Arrestohet sërish ish-bosi i drogës dhe ish-bashkëshorti i Arbërie Hadërgjonaj

Arrestohet sërish ish-bosi i drogës dhe ish-bashkëshorti i

Është vënë në pranga sërish Mentor Hadërgjonaj, një nga personazhet e shumëpërfolur të dosjes “Kokaina”, një histori ndërkombëtare e antidrogës përgjatë 2001.

Siç bën me dije Top Channel, 52-vjeçari u ndalua pas shtatë ditëve i shpallur në kërkim policor pasi është kallëzuar nga i vëllai për dhunë në familje.

I dyshuari, që mban emrin Din Gjonaj, u denoncua nga i vëllai Adem Hadërgjonaj, pasi ka rrëfyer në polici se konflikti mes anëtareve të familjes nisi për posedimin e një objekti në Tiranë. Mësohet se Mentor Hadërgjonaj, sipas të vëllait ka shkuar në ish ndërmarrjen e materialeve të prodhimit  dhe i ka kërkuar familjarit të tij të dalë prej andej.

Siç referon policia i dyshuari gjendej nën shoqërinë e shtetasit S.K, një tjetër i bashkëdënuar me Hadërgjonajn gjatë megaprocesit të kokainës.

Gjonaj, ish bashkëshorti i këngëtares së njohur Albërie Hadërgjonaj, dyshohet për dhunë një familje, ndërsa 52-vjeçari nuk e ka pranuar akuzën.

Të fundit